Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 29.07.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite:

Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit korrik 2021.

Prefekti, duke shprehur falenderimet për punën e bërë, bashkëpunimin e treguar dhe raportimet e kryera, kërkoi veçanërisht nga përfaqësuesi i Bashkisë Dibër dhe përfaqësues të institucioneve që në natyrën e tyre të punës kanë lëvizjet në terren, të merren masa për shtimin e kontrollit mbi territorin, në mënyrë që të evidentohen rastet e shfrytëzimit dhe dëmtimit pa kriter të mjedisit duke përfshirë edhe qënien vigjilent me qëllim parandalimin e zjarreve në pyje dhe kullota të Qarkut Dibër.

Prefekti, në kuadër të sigurimit të një bashkëpunimi konstruktiv ndërinstitucional dhe ofrimit në afat të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe kryesisht ndaj shtresave në nevojë, kërkoi që të vijojë puna e përbashkët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Dibër dhe Bashkisë Dibër për kryerjen në afat të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë për miratimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe shpërndarjen e tyre sipas listave duke shmangur çdo lloj vonese.

Me qëllim përballimin e kërkesave të sezonit veror dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të lëvizjeve në këtë periudhë, Prefekti kërkoi në mënyrë të veçantë nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Dibër, të merren masa për mbajtjen në gadishmëri dhe funksion të plotë të shërbimit të urgjencës, autoambulancave dhe sigurimin e sasisë së nevojshme të medikamenteve dhe materialeve të tjera sipas nevojave të spitalit. Gjithashtu, si një problem të rëndësishëm që kërkon vëmendje të veçantë, Prefekti klasifikoi marrjen e masave nga ZVA-të dhe Bashkia me qëllim përgaditjen e godinave shkollore për çeljen e vitit të ri shkollor 2021-2022.

Nga përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Prefekti kërkoi që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga faktorë të tjerë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara duke shmangur kryerjen e krimeve mjedisore në territorin e Qarkut Dibër. Gjithashtu u kërkua, që në këtë periudhë të ketë vëmendje të shtuar me qëllim disiplinimin e lëvizjes së mjeteve në akset rrugore duke mbajtur nën kontroll nivelin e sigurisë në rrugë.

Si problematikë të veçantë, përveç kërkesës për marrje masash për furnizimin sipas orareve të caktuara të popullatës me ujë të pijshëm, Prefekti gjithashtu kërkoi që gjatë periudhës së verës të kushtohet vëmendje e veçantë për vënien nën kontroll të mënyrës së përdorimit të ujit të pijshëm nga subjekte të ndryshme  që ushtrojnë veprimtari në qytetin e prefektidibergovsë (larje makinash).

Prefekti, kërkoi që të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë marrëdhënien e drejtëpërdrejtë me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre duke shtuar angazhimet, veçanërisht në këtë sezon veror, për ofrim të shërbimeve ndaj turistëve ose grupeve të vizitorëve që mund të zgjedhin të vizitojnë Qarkun e Dibrës. Në këtë kuadër Prefekti kërkoi që nga institucionet përkatëse të merren masa për ushtrim të inspektimeve dhe kontrolleve të fokusuara mbi higjienën, sigurinë ushqimore dhe cilësinë e shërbimeve të hotelerisë në subjekte të kësaj natyre.