Ditën e sotme me datë 02.08.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua një takim ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Dibër, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, Ujësjëllës Kanalizime sh.a Bulqizë dhe Bashkisë Bulqizë, me qëllim diskutimin dhe rënien dakord për disa pika të veçanta që lidhen drejtëpërdrejtë me zbatimin e përcaktimeve të VKM-së Nr. 379, datë 25.05.2016 “Për Miratimin e Rregullores Cilësia e Ujit të Pijshëm”.
Në këtë takim, u ra dakord për zbatimin e plotë të përcaktimeve të kryera në VKM-në e sipërcituar, për sa i përket procesit të klorifikimit të ujit të pijshëm dhe hartimit të një skeme teknike të rrjetit ujësjellës të Bashkisë Bulqizë me qëllim përcaktimin e saktë dhe të përhershëm të pikave nga ku do të monitorohet dhe kontrollohet periodikisht cilësia e ujit të pijshëm nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër.
Prefekti nga ana e tij, kërkoi që plotësimi i këtyre kushteve të kryhet në afatet e kërkuara nga institucionet përkatëse për të bërë të mundur shmangien e çdo lloj vonese apo pengese që ndikon negativisht në këtë proces.