Ditën e sotme me datë 10.08.2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi një takim pune në ambjentet e MNZSH-ve Dibër dhe Bulqizë, me forcat zjarrfikëse dhe specialistët e Sektorit të Emergjencave Civile pranë këtyre bashkive. Në takimin i cili në fokus të tij pati si qëllim diskutimin mbi situatën e krijuar nga zjarret, Prefekti kërkoi që niveli i gadishmërisë dhe angazhimit nga forcat e MZSH-ve dhe specialistët e Emergjencave Civile të vazhdojë të jetë i njëjtë në mënyrë që të mos krijohen situata të paparashikueshme dhe të pamenaxhueshme.
Te Reja