Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Prefekti zhvillon takim me forcat e MZSH-ve Mat dhe Klos

Ditën e sotme me datë 11.08.2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi një takim pune në ambjentet e MZSH-ve Mat dhe Klos, me forcat zjarrfikëse dhe specialistët e Sektorit të Emergjencave Civile pranë këtyre bashkive. Në takimin i cili në fokus të tij pati si qëllim diskutimin mbi situatën e krijuar nga zjarret, Prefekti ndërsa falenderoi forcat e MZSH-ve dhe punonjësit e Emergjencave Civile për punën e bërë, kërkoi që niveli i gadishmërisë, angazhimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional të vazhdojë të jetë i njëjtë në mënyrë që të mos krijohen situata të paparashikueshme dhe të pamenaxhueshme siç mund të jenë edhe zjarrvëniet e qëllimshme.