Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu pret në Takim përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe UNICEF Albania

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, priti sot në një takim pune përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë si dhe përfaqësuesit e prezencës së UNICEF-it në Shqipëri. Në takimin e organizuar në ambjentet e Institucionit të Prefektit, u diskutua mbi mundësinë dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të mënyrës së reagimit kombëtar ndaj trafikimit të qënieve njerëzore, duke parashtruar gjithashtu disa projeksione sipas së cilave mund të implementohen politika parandaluese dhe reduktuese ndaj këtij fenomeni.
 
Në këtë aspekt, u ra dakord se hartimi dhe zbatimi i politikave sociale, përfshirë përmirësimin e legjislacionit dhe favorizimin e riintegrimin e viktimave të trafikimit, përbëjnë disa hapa efektivë në drejtim të reduktimit dhe parandalimit të trafikimit.
 
Prefekti nga ana e tij, prezantoi për të pranishmit në takim, mënyrën e organizimit dhe rezultatet e punës së Komitetit dhe Tryezës Antitrafik si dy organizma që funksionojnë pranë Institucionit të Prefektit dhe shprehu gadishmërinë për tu angazhuar institucionalisht në implementimin dhe zbatimin konkret të këtyre projeksioneve si mënyra më e mirë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.