Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje e Organit Këshillues pranë Prefektit

Ditën e sotme me datë 08.09.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e rradhës e Organit Këshillues me tematikë: “Raportim mbi masat e marra për përgatitjen e godinave shkollore për vitin e ri shkollor 2021-2022”.

Në këtë takim morën pjesë dhe raportuan sipas rendit të ditës, kryetarët e bashkive të Qarkut Dibër, drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar sipas bashkive, si dhe përfaqesuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetesor Dibër.

Prefekti nga ana e tij, kërkoi nga pjesëmarresit të raportojnë dhe të diskutojnë për arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta për disa problematika të hasura, në mënyrë që të mos ketë pengesa për fillimin normal të vitit të ri shkollor.

Në vijim  të kësaj ideje,  Prefekti theksoi se, bashkëpunimi i Zyrave Arsimore me Bashkitë përkatëse duhet të vijojë dhe duhet t’i shërbejë përmirësimit të infrastrukturës shkollore, përmirësimit të kushteve higjeno-sanitare dhe përgatitjes së ambjenteve në përputhje me të gjitha normat dhe standartet, duke mos shmangur kurrsesi pasjisjen e shkollave me leje higjieno-sanitare, furnizimin pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike, si furnizimin e çdo shkolle me materialet e nevojshme mësimore.

Prefekti gjithashtu, kërkoi nga përfaqësuesit e institucioneve të jenë të angazhuar me të gjitha kapacitetet, që së pari të realizojnë një proces cilësor edukimi, dhe së dyti të mbrojnë shëndetin e nxënësve dhe rrjedhimisht të familjeve te tyre duke zbatuar të gjitha protokollet (anti- Covid) dhe masat e sigurisë  shëndetësore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, duhet të merren të gjitha masat që të sesnsibilizohet i gjithë stafi mësimor për rëndësinë që ka vaksinimi për mbrojtjen e shëndetit personal dhe atij kolektiv, duke siguruar një proces të sigurtë mësimor.

Prefekti në përfundim të takimit theksoi se vazhdimisht është në ndjekje të problematikave që kanë sot shkollat, dhe së është i gatshëm që të ofrojë asistencën dhe bashkëpunimin e tij për çdo problem që mund të pengojë punën e tyre përditshme.