Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Diten e sotme me date 30.09.2021, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, me qellim raportimin mbi realizimin e detyrave te muajit shtator, u zhvillua mbledhja e rradhes me Drejtues te Institucioneve Qendrore ne Nivel Vendor.
Prefekti, duke falenderuar te gjithe drejtuesit e institucioneve per punen e bere, dhe angazhimin e bashkepunimin e treguar, ne menyre te veçante u ndal ne disa pika te rendesishme dhe kerkoi nga perfaqesuesi i Bashkise Diber te merren masa per:
– Stabilizimin e procesit te furnizimit me uje te pijshem te popullates, sipas orareve te caktuara duke shmangur shperdorimin pa kriter te ujit nga abuzuesit ne rrjet.
– Sigurimin, nepermjet shfrytezimit te kontrolluar te pyjeve, te sasise se nevojshme te lendes drusore me qellim perballimin e kerkesave te banoreve dhe institucioneve arsimore per perdorim per ngrohje.
– Perfundimin e procesit dhe venien ne funksion te plote te ujesjellesit te Luznise, ne menyre qe te mbulohen plotesisht nevojat e konsumatoreve.
– Shqyrtimin e dosjeve per objektet e demtuara nga termeti duke dhene zgjidhje perfundimtare per secilen dosje dhe person te interesuar.
Prefekti ne kuader te diskutimeve te perbashketa, kerkoi gjithashtu qe te mos mungoje bashkepunimi ndermjet pushtetit vendor dhe Institucioneve Qendrore ne Nivel Vendor, sidomos per çeshtje te investimeve ne Qendra Shendetesore dhe shkolla, me qellim arritjen ne nje gjykim te perbashket mbi caktimin e nevojave prioritare.
Prefekti ne perfundim, kerkoi nga te gjithe te pranishmit te angazhohen maksimalisht ne zgjidhjen e kerkese-ankesave te qytetareve ose orientimin e tyre sipas nevojave qe paraqesin.