Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën  e sotme me datë 24.11.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e muajit nëntor me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor.

Prefekti, ndërsa falenderoi të pranishmit për punën e bërë dhe bashkëpumin e treguar, kërkoi në mënyrë të veçantë vëmendje dhe angazhim të shtuar për:
1. Në kuadër të angazhimit të qeverisë për pastrimin e territorit, duhet të merren të gjitha masat për zbatimin e urdhërave dhe udhëzimeve të dhëna, e gjithashtu të gjitha institucionet të marrin pjesë në aksionin e pastrimit të planifikuar nga Bashkia Dibër për datën 26.11.2021.
2. Marrjen e menjëhershme të të gjitha masave të nevojshme për rehabilitimin e Qendrës Shendetësore Arras duke realizuar për këtë qëllim një bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet Bashkisë Dibër dhe Njësisë Vendore te Kujdesit Shëndetësor Dibër.
3. Parashikimin/ ndarjen në projekt-buxhet të fondeve për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
4. Marrjen e masave për realizimin në kohë të procedurave dhe tenderimeve për mirëmbajtjen dhe kujdesin për rrugët në rast të pranisë së rreshjeve gjatë dimrit.
5. Shtimin e vëmendjes për plotësimin e kushteve higjieno- sanitare në Qendrat Shëndetësore dhe mungesë tolerance për çdo rast të kundërt.
6. Angazhim dhe vëmendje e veçantë për goditjen e krimeve mjedisore.

Prefekti, në përfundim të takimit theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve cilësore për qyetarët dhe kërkoi që të mos neglizhohet në asnjë rrethanë trajtimi në kohë dhe me përgjegjësi i kërkesë-ankesave të qytetarëve.