Në kuadër të fushatës për vetëdeklarimin e adresave, ndërmarrë nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Projektin “Bashki të Forta”, me qëllim shpërndarjen e materialeve ilustruese dhe informuese, ditën e sotme me datë 21.12.2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi takime me zyrtarë të bashkive Dibër, Mat dhe Klos dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile pranë këtyre bashkive.
Prefekti, duke përcjellë udhëzimet e vlefshme për vazhdimësinë e procesit, informoi zyrtarët për mënyrën e shpërndarjes së materialeve dhe u kërkoi që në çdo rast të ndihmojnë dhe udhëzojnë qyetarët të cilët paraqiten pranë zyrave të gjendjes civile me qëllim vetëdeklarimin e adresës.
Te Reja