Diten e sotme me date 24.12.2021, Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, ndoqi nga afer mbledhjen e Keshillit te Bashkise Bulqize me tematike prezantimin dhe miratimin e projekt-buxhetit te kesaj bashkie per vitin 2022.
Prefekti nga ana e tij, duke falenderuar administraten e Bashkise Bulqize per bashkepunimin e treguar deri tani, kerkoi qe ne kuader te implementimit dhe zbatimit te politikave te qeverise, vemendje e veçante t’i kushtohet mbarevajtjes se procesit te menaxhimit te mbetjeve urbane duke parashikuar dhe miratuar nje fond te veçante per kete qellim.
Sipas tij, duhet kembengulje dhe angazhim serioz qe ne vitin 2022 te behet i mundur mbulimi me sherbim i te gjithe territorit qe kjo bashki ka ne administrim.
Prefekti gjithashtu, vleresoi pozitivisht parashikimin ne projekt-buxhet te fondit 4 % per emergjencat civile, dhe theksoi rendesine dhe impaktin pozitiv qe do te kete ky veprim ne punen e Bashkise Bulqize gjate vitit te ardhshem.
Ne perfundim te mbledhjes, Prefekti, duke uruar per te gjithe te pranishmit nje vit te ri te mbare, kerkoi qe te vijohet me te njejtat ritme bashkepunimi dhe angazhimi per te qene gjithmone sa me afer nevojave qe kerkojne zgjidhje.