Ditën e sotme me datë 29.12.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit dhjetor 2021. Në kuadër të zbatimit të masave anti-Covid, takimi u zhvillua me dy seanca.
Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi veçanërisht që në këtë sezon dimëror të merren masa për të qenë në gadishmëri dhe për të mbajtur nën kontroll situatën pavarësisht sasisë së rreshjeve në territorin e Qarkut Dibër. Gjithashtu Prefekti kërkoi që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga faktorë të tjerë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara. Në mënyrë më të vëçantë, Prefekti kërkoi vëmendje të shtuar për mirëmbajten e Qendrave Shëndetësore, parandalimin e avarive në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike duke siguruar gjithashtu gadishmëri për riparimin e tyre në kohë, me qëllim shmangien e ndërprerjeve të energjisë sidomos në zonat e thella problematike.
Prefekti, gjithashtu, në kuadër të menaxhimit të situatës së shkaktuar nga prania e virusit Covid-19, kërkoi në mënyrë të veçantë nga Drejtuesi i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, që të vazhdohet me të njëjtin ritëm e të krijohen kushte për zbatueshmërinëe e masave në të gjitha ambjentet që parashikohen në protokollet e sigurisë shëndetësore dhe gjithashtu të merren masa nga drejtuesit e institucioneve për të vënë në dijeni të gjithë punonjësit e administratës se, duke nisur nga data 4 Janar 2022, do t’ju kërkohet dorëzimi i çertifikatës së vaksinimit, ose në të kudërt do t’ju kërkohet që çdo pesë ditë të paraqesin përgjigjien e testit PCR për të dëshmuar që nuk janë mbartës të virusit.
Prefekti në përfundim, duke uruar për të gjithë të pranishmit një vit të ri të mbarë, kërkoi që të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre duke mos shmangur kurrsesi trajtimin deri në zgjidhje të kërkesave dhe ankesave të shtetasve.