Diten e sotme me date 18.02.2022, administrata e Institucionit te Prefektit te Qarkut Diber, iu bashkua aksionit te pastrimit te organizuar nga Bashkia Diber ne kuader te nismes mbarekombetare “Te Pastrojme Shqiperine”.
Aksioni i ndermarre ne kete kuader, si qellim kryesor kishte pastrimin e akseve rrugore nga mbetjet, ndergjegjesimin e komunitetit per rendesine e nje mjedisi te paster, dhe promovimin e nje turizmi te qendrueshem.
Administrata e Prefektit, aktivitetin e saj ne kuader te kesaj nisme, e ushtroi ne rrugen prefektidibergov-Kastriot, ndersa si objektiv kryesor pati pastrimin e mbetjeve urbane ne vendgrumbullimin ilegal prane vendit te quajtur Perroi i Gjelagjoshtit.
Ne aksionin e dites se sotme perveç administrates se Prefektit, u angazhuan edhe grupe te tjera vullnetaresh nga Institucionet Qendrore ne Nivel Vendor, ndersa u fokusuan ne pastrimin e akseve te tjera kombetare dhe rrugeve te brendshme te qytetit.
Ne kete aksion, qe konsistoi ne pastrimin e akseve prefektidibergov-Kastriot, prefektidibergov-Dohoshisht, prefektidibergov-Pilafe dhe rruget e brendshme te qytetit, perveç administrates se Prefektit dhe Institucioneve te tjera Qendrore ne Nivel Vendor, raportohet te kene marre pjese gjithsej edhe 370 punonjes te administrates se Bashkise Diber dhe jane grumbulluar dhe larguar nga vendgrumbullimet ilegale rreth 26 ton mbetje urbane.