Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 31.03.2022, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit mars 2022.

Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi veçanërisht që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga faktorë të tjerë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara. Ndërsa në mënyrë më të veçantë, Prefekti kërkoi edhe njëherë nga Bashkia Dibër vëmendje të shtuar për mirëmbajten e Qendrave Shëndetësore, sidomos për QSh-të Arras dhe Kala e Dodës. Nga N/Kryetari i Bashkisë Dibër u raportua se nëpërmjet një financimi të huaj do të kryhet rehabilitimi i plotë i Qendrës Shëndetësore Arras dhe do të diskutohet edhe mbi një zgjidhje përfundimtare të problematikave që shfaq Qendra Shëndetësore Kala e Dodës. Prefekti gjithashtu kërkoi nga përfaqësuesi i Bashkisë Dibër të merren masa për prezantimin në afat të projektit të ndërtimit në prefektidibergov të tregut të produkteve bujqësore.

Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga prania e influencës aviare H5N8 në territorin e Republikës së Shqipërisë e specifikisht edhe në Qarkun e Dibrës, Prefekti, përveç sa kërkoi dhe diskutoi në takime të veçanta të organizuara prej tij në datat 29 dhe 30 Mars 2022 me Përgjegjësin e Shërbimit Veterinar  dhe Kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos, në takimin e sotëm theksoi edhe njëherë rëndësinë e mirëmenaxhimit të kësaj situate dhe kërkoi angazhim maksimal për monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet kontrollit në pikat e prodhimit të vezëve dhe mishit të pulës si dhe kontrolleve të vazhdueshme të inspektorëve të AKU-së për cilësinë e këtyre produkteve në pikat e tregëtimit të tyre, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët mbi cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

Prefekti në përfundim të takimit, kërkoi që të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre duke mos shmangur kurrsesi trajtimin deri në zgjidhje të kërkesave dhe ankesave të shtetasve dhe gjithashtu të ndërgjegjësojnë punonjësit e administratës së tyre për nevojën e kursimit të energjisë elektrike dhe karburanteve në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga shkaqe të jashtme.