Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 28.04.2022, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit Prill 2022.

Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi veçanërisht që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga faktorë të tjerë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara duke i shërbyer në këtë mënyrë edhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmin në prag të çeljes së sezonit turistik veror.

Prefekti gjithashtu, duke patur parasysh nevojën për përdorimin në mënyrë efiçente të energjisë elektrike në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga shkaqe të jashtme, kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të marrin masa për kursimin e energjisë elektrike në institucionet e tyre.

Prefekti, në kuadër të nismës së re të Qeverisë Shqiptare për mbylljen e sporteleve fizike dhe ofrimin online të 95% të shërbimeve për qytetarët, sqaroi me detaje për të gjithë drejtuesit e institucioneve mënyrën e funksionimit të kësaj skeme të re e cila redukton plotësisht rradhët në sportele.

Në përfundim të takimit, Prefekti kërkoi që të gjitha institucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre duke mos shmangur kurrsesi trajtimin deri në zgjidhje të kërkesë- ankesave të shtetasve dhe të angazhohen për shpëndarjen e njoftimit se duke filluar nga data 1 Maj 2022 95% e shërbimeve do të mund të merren nëpërmjet portalit e-Albania.