Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër, duke u bazuar në përmbajte të projekt-vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave dhe deklarimit publik të Kryeministrit Z. Edi Rama, informon të gjithë qytetarët se nga data 1 Maj 2022, do të kenë mundësi të marrin nëpërmjet portalit “e-Albania” 95% të shërbimeve që deri më sot i kanë marrë nëpërmjet sporteleve fizike.
Ju bëjmë me dije se, për të parë listen e shërbimeve të reja që ofrohen online, duhet të vizitoni website-in: https://e-albania.al/