Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Për Mbylljen e Sporteleve Fizike në Institucionet Shtetërore

Ditën e sotme me datë 28.04.2022, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, për të dhënë informacion dhe për të diskutuar mbi nismën më të re të Qeverisë Shqiptare dhe përmbajtjen e projekt- VKM-së “Për disa ndryshime në VKM-në nr. 1299 datë 16.02.2009”, lidhur me mbylljen e sporteleve fizike në Institucionet Shtetërore, mblodhi në një takim të gjithë punonjësit e Zyrave të Gjendjes Civile të Bashkisë Dibër dhe administratorët e Njësive Administrative të kësaj bashkie.

Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Dibër, si autoriteti i cili do të përcaktojë se cilat nga zyrat e gjendjes civile të bashkisë respektive do të vijojnë të ofrojnë shërbime fizike, Prefekti nga ana e tij sqaroi me detaje mënyrën e funksionimit të kësaj skeme të re e cila redukton plotësisht rradhët në sportele dhe bën të mundur ofrimin nëpërmjet portalit “e-Albania” të 95% të shërbimeve që deri më sot janë marrë në sportelet fizike.

Në këtë kuadër, duke marrë parasysh numrin e popullsisë, u caktuan për të vijuar ofrimin e shërbimit si sportele fizike Zyrat e Gjendjes Civile të Njësive Administrative prefektidibergov dhe Maqëllarë të Bashkisë Dibër.

Prefekti nga ana e tij kërkoi kryerjen me përgjegjësi të plotë dhe profesionalitet të detyrës e ofrimin sipas standarteve të shërbimeve për qytetarët.