Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Shqiperia je Ti

Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër, iu bashkua sot festës tre ditore të organizuar nga Bashkia Dibër në kuadër të çeljes së sezonit turistik veror 2022, ndërsa u angazhua në promovimin e nismës së përbashkët të IOM-International Organization for Migration, Ministrisë së Brendshme dhe Prezencës së Bashkimit Europian në Shqipëri “Shqipëria je ti”, duke iu bashkuar stendës së ngritur me qëllim informimin dhe promovimin e kësaj nisme.

Në këtë kuadër, u shpërndanë fletë-palosje me përmbajtje informuese dhe ndërgjegjësuese që promovojnë migrimin në mënyrë të rregullt drejt Vendeve të Bashkimit Europian, duke informuar gjithashtu të gjithë shqiptarët dhe kryesisht të interesuarit mbi mënyrat e rregullta të migrimit dhe përfitimin e gjithëanshëm që sjell mbajtja hapur e dyerve të Bashkimit Europian.