Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Ceremonia e ndarjes së granteve te projektit EU4Municipalities

Ditën e sotme me datë 23.06.2022, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu morri pjesë në Ceremoninë e ndarjes së granteve për Bashkinë Mat si një ndër gjashtë bashkitë fituese në thirrjen e parë të skemës së granteve të projektit EU4Municipalities-BEpërBashkitë.

EU4Municipalities ose BE për Bashkitë është një projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka si qëllim të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike e mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri duke i përafruar me standartet e BE-së.

Bashkia Mat, si një ndër katër bashkitë e Qarkut Dibër, duke u klasifikuar si fituese në thirrjen e parë të skemës së granteve prej1.1 Milion Euro në të cilën konkuruan 37 bashki, me mbështetjen e marrë në vlerën 199.920 Euro do të mundësojë rivitalizimin dhe restaurimin e Pallatit të Kulturës Burrel, projekt i cili është bashkëfinancim (38.080 Kontribut kombëtar) dhe do të zgjasë 12 muaj.