Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu morri pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Dibër në bashkëpunim me organizatën e veteranëve të LANÇ-it në nderim të 23-Gushtit, Ditës së Çlirimit të Dibrës dhe të formimit të Brigadës së XVIII-të Sulmuese.
Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu në fjalën e tij të rastit, duke shprehur mirënjohjen dhe nderimin për veprën e pamohueshme të atij brezi, theksoi se të gjithëve ne, na takon të punojmë me përgjegjësi të plotë për të çuar përpara aspiratën e paraardhësve tanë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe brezat qe do të vijnë.
Prefekti gjithashtu, në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nderoi me pjesëmarrjen e tij në homazhet e kryera në Varrezat e Dëshmorëve.