Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje e Organit Këshillues të Prefektit

Ditën e mërkurë me datë 12.10.2022, me qëllim analizimin e rezultateve të punës së deritanishme për mirëmenaxhimin e situatave të mundshme dimërore dhe koordinimin e mëtejshëm të veprimeve në kuadër të zbatimit të masave të marra, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z.Nexhbedin Shehu u zhvillua mbledhja e rradhës e Organit Këshillues të Prefektit. 

Prefekti duke falenderuar anëtarët e tryezës për punën e bërë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional të siguruar në përgjithësi, kërkoi të vijohet me të njëjtin ritëm për realizimin e plotë të kushteve të cilat do të lehtësojnë punën e përbashkët për menaxhimin e situatave të mundshme emergjente dimërore.  

Në këtë kuadër Prefekti kërkoi vëmendje dhe angazhim të shtuar për plotësimin e kërkesave dhe nevojave që kanë kryesisht shkollat për realizimin e një procesi mësimor normal. Për këtë çështje u kërkua të raportohet mbi punën e bërë nga NJVV-të në lidhje me furnizimin e shkollave me lëndë për ngrohje dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme infrastrukturore.  

Prefekti nga ana e tij, duke patur parasysh problematikat e shkaktuara nga rreshjet e shiut dhe të borës në vitet paraardhëse, kërkoi gjithashtu të merren masa për rehabilitimin dhe pastrimin e akseve rrugore, për sigurimin e furnizimit të pupullatës me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, si dhe angazhim të plotë nga drejtoritë e shërbimimeve spitalore dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për krijimin e kushteve për vazhdimin e punës dhe ofrimin e shërbimit shëndetësor edhe në situata të mundshme emergjente. 

Në përfundim të takimit, duke ritheksuar se në situata emnergjente përparësi dhe rëndësi të veçantë ka lehtësimi i vështirësive të krijuara për komunitetin, kërkoi bashkëpunimin dhe angazhimin e plotë me të gjitha kapacitetet si dhe ofroi bashkëpunimin dhe asistencën e tij të pandërprerë.