Ditën e mërkurë me datë 30.11.2022, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit Nëntor 2022. Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi veçanërisht që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, kontrolli mbi territorin, mbrojtja e mjedisit dhe parandalimi i grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara nga OQV-të.
Prefekti gjithashtu, duke patur parasysh nevojën për përdorimin në mënyrë efiçente të energjisë elektrike, kërkoi nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të marrin masa për kursimin e energjisë në vendin e punës sipas udhëzimeve të ardhura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë kuadër iu kërkua përfaqësuesit të Bashkisë Dibër dhe drejtuesit të ZVA Dibër të merren masa për evidentimin e nevojave për lëndë drusore ose lëndë djegëse për ngrohje
që kanë institucionet e arsimit parauniversitar në bashkinë tonë dhe të mos neglizhohet kurrsesi furnizimi i shkollave sipas kërkesës së paraqitur nga drejtoritë përkatëse. Në përfundim të takimit, Prefekti kërkoi që të gjitha institucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë
së shërbimit ndaj tyre duke mos shmangur kurrsesi trajtimin deri në zgjidhje të kërkesë- ankesave të shtetasve dhe të angazhohen maksimalisht që këtë muaj të fundit të vitit të mbyllin pozotivisht bilancin e realizimit të detyrave dhe planifikimeve të kryera për vitin 2022.