Ditën e sotme me datë 06.12.2022, në ambjentet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër nën organizimin e Ministrisë së Brendshme dhe me bashkëpunimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësisë së UNICEF-it në Shqipëri u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave.
Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, në fjalën e tij të rastit falenderoi organizatorët për iniciativën e ndërmarrë dhe vlerësoi punën e bërë nga përfaqësitë e huaja në vend në drejtim të menaxhimit të rasteve dhe orientimit të dhënë për strukturat përkatëse në luftën kundër trafikimit të personave.
Takimi i cili kishte në fokus të tij luftën kundër trafikimit të personave, objektivat dhe strategjinë për realizimin e tyre, i mbeshtetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe UNICEF Albania, u përqëndrua në diskutimet mbi përditësimin e Planit Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore për periudhën 2021-2023.
Gjatë takimit organizatorët kryen një prezantim mbi njohuritë, sjelljen dhe praktikat e të rinjve në katër rajone të Shqipërisë por me fokus të veçantë mbi Qarkun e Dibrës. Ky raport studimor, i mbështetur gjithashtu nga UNICEF Albania, ka konkluduar disa gjetje faktike të cilat presupozohet të ndihmojnë dhe orientojnë punën e strukturave përkatëse në procesin e luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe orientimin e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vend duke shmangur çdo rrugë të paligjshme.
Prefekti nga ana e tij, në cilësinë edhe të Kryetarit të Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, vleresoi pozitivisht rezultatet e studimit, shprehu gjithashtu gadishmërinë dhe angazhimin për të qenë rezultativ në këtë mision të përbashkët duke i kthyer në objekt të punës të gjitha rekomandimet dhe orientimet e dhëna.