Ditën e sotme me datë 10.09.2024, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e rradhës e Organit Këshillues me tematikë: “Raportim mbi masat e marra për përgatitjen e godinave shkollore për vitin e ri shkollor 2024-2025”.
Në këtë takim morën pjesë dhe raportuan sipas rendit të ditës, kryetarët e bashkive të Qarkut Dibër, drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar sipas bashkive, si dhe Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Dibër.
Prefekti nga ana e tij, kërkoi nga pjesëmarrësit të raportojnë dhe të diskutojnë për arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta për disa problematika të hasura, në mënyrë që të mos ketë pengesa për zhvillimin normal të procesit mësimor gjatë vitit shkollor 2024-2025.
Në vijim të këtij diskutimi, Prefekti theksoi se, bashkëpunimi i Zyrave Arsimore me Bashkitë përkatëse duhet të vijojë dhe duhet t’i shërbejë krahas realizimit të një procesi cilësor edukimi edhe përmirësimit të infrastrukturës shkollore, përmirësimit të kushteve higjeno-sanitare dhe përgatitjes së ambjenteve në përputhje me të gjitha normat dhe standartet, duke mos shmangur kurrsesi pasjisjen e shkollave me leje higjieno-sanitare, furnizimin pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike, si dhe furnizimin e çdo shkolle me materialet e nevojshme mësimore në mënyrë që të krijohet një ambjent i përshtatshëm për praninë e nxënësve në shkolla.
Kryetarët e bashkive nga ana e tyre, raportuan se për këtë qëllim janë angazhuar të gjithë punonjësit e Drejtorive të Shërbimeve për të realizuar riparimet dhe furnizimet e nevojshme për të gjitha shkollat. Gjithashtu edhe drejtuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor shprehu angazhimin e institucionit që drejton me qëllim inspektimin e kushteve higjieno-sanitare dhe sipas rastit marrjen e masave ligjore.
Prefekti, në përfundim të takimit theksoi se vazhdimisht është në ndjekje të problematikave që kanë sot shkollat, dhe se është i gatshëm që të ofrojë asistencën dhe bashkëpunimin e tij për zgjidhjen e çdo problemi që mund të pengojë punën e përditshme të mësuesve dhe nxënësve.