Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Tryezës Rajonale Kundër Trafikimit të Personave

Sot, më 20 Mars 2025, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua mbledhja e Tryezës Rajonale Kundër Trafikimit të Personave, e drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme, znj. Donika Hysenaj.

Gjatë takimit u miratuan planet vjetore dhe u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave. Një fokus i veçantë iu kushtua rasteve të dhunës në familje në bashkitë e qarkut Dibër, si dhe nevojës për një qasje të koordinuar dhe efektive në trajtimin e tyre.

U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbështetjen e viktimave dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës. Një aspekt tjetër i diskutuar ishte nevoja për më shumë aktivitete sensibilizuese në shkolla dhe komunitete rurale, me qëllim ndërgjegjësimin dhe parandalimin e fenomeneve negative.

Nga raportimet e institucioneve përgjegjëse, rezultoi se nuk kishte raste të identifikuara të viktimave të mundshme të trafikimit. Ky takim konfirmoi edhe një herë angazhimin e institucioneve lokale për të forcuar bashkëpunimin dhe mekanizmat mbrojtës në luftën kundër trafikimit të personave dhe dhunës në familje.