Sot, më datë 26 mars 2025, në orën 12:00, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, Z. Nexhbedin Shehu, u mbajt mbledhja e Komitetit Rajonal Kundër Trafikimit të Personave.
Gjatë takimit, anëtarët raportuan mbi disa problematika të hasura në këtë drejtim, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur raste të mundshme trafikimi. Gjithashtu, u theksua rëndësia e raportimit nga punonjësit në zonat administrative dhe fshatrat për çdo situatë të dyshimtë, si dhuna apo trafikimi i mundshëm.
Mbledhja shërbeu për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje, duke inkurajuar raportimin e rasteve që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, u diskutua nevoja për fushata informuese dhe sensibilizuese për komunitetin, me fokus parandalimin dhe identifikimin e hershëm të rasteve të mundshme të trafikimit dhe dhunes,duke angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.