Sot, më 28 mars 2025, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër, z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua një mbledhje me Drejtuesit e Institucioneve Qendrore në nivel vendor. Në këtë takim u diskutua mbi mbarëvajtjen e punës në institucione dhe problematikat e ndryshme që mund të kenë hasur gjatë funksionimit të tyre.
Një ndër çështjet kryesore që mori vëmendje ishte siguria dhe higjiena në shkolla, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së kushteve sanitare për një mjedis sa më të sigurt për nxënësit.
Po ashtu, u vu theksi te respektimi i kodit zgjedhor, duke kërkuar që të gjitha institucionet dhe punonjësit publikë të zbatojnë rregullat e përcaktuara dhe të shmangin çdo ndikim politik në punën e tyre. Në përfundim, u theksua angazhimi i institucioneve për të vijuar punën e tyre me përkushtim dhe për të siguruar shërbime sa më cilësore për qytetarët.