Sot, më 3 Prill 2025, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër, u mbajt mbledhja e Grupit të Ekspertëve për Sigurinë në Rrugë, e drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme, znj. Donika Hysenaj.
Gjatë takimit u diskutuan disa çështje që lidhen me përmirësimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e infrastrukturës. Një nga temat kryesore ishte nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë mes Policisë Bashkiake dhe firmave kontraktore për të siguruar zbatimin e masave të duhura.
Gjithashtu, u theksua se kamionët me peshë mbi 3.5 ton nuk duhet të kalojnë në Rrugën e Arbrit, për të shmangur dëmtimet e infrastrukturës dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Po ashtu, u diskutua për punimet që po zhvillohen në disa zona administrative për shtrimin me asfalt, si dhe për mungesën e sinjalistikës rrugore në disa prej tyre, gjë që kërkon vëmendje të shtuar.
Në fund, u theksua rëndësia e respektimit të Kodit Zgjedhor, duke u siguruar që të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet të jenë në përputhje me rregullat në fuqi.