Mbledhje e mbajtur sot, datë 8 prill 2025 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër,me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga GCERF, CVE Center dhe Civil Society Advance Albania.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit, edukimit dhe parandalimit për të luftuar radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm, si dhe për nevojën për të promovuar tolerancën ndërfetare dhe ndërkulturore. U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirja aktive e të rinjve dhe mësuesve në trajnimet dhe nismat parandaluese.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për sensibilizim dhe forcimit të rolit të komiteteve rajonale në procesin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe riintegrimit të personave të rikthyer nga zonat e konfliktit.