Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor

Mbledhje e zhvilluar në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër, datë 30 prill 2025 u zhvillua një mbledhje pune me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor, nën drejtimin e Prefektit z. Nexhbedin Shehu.

Në fokus të mbledhjes ishte ndjekja e vijueshmërisë së normalitetit në ofrimin e shërbimeve publike dhe kontrolli i vazhdueshëm i situatës në terren nga institucionet përkatëse.

Gjithashtu, Prefekti theksoi rëndësinë e respektimit të Kodit Zgjedhor nga të gjitha institucionet, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.