Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Nderim dhe mirënjohje për Dëshmorët e Atdheut – 5 Maji në Peshkopi

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, në qytetin e Peshkopisë u zhvillua ceremonia përkujtimore në nder të të rënëve për liri dhe atdhe. Përfaqësues të institucioneve vendore, organizatave shoqërore, veteranëve dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në vendosjen e kurorave pranë Memorialit të Dëshmorëve në Dibër.

Në kuadër të kësaj dite, u kryen edhe homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ku me solemnitet u përkulëm me respekt përpara sakrificës së tyre.

Kjo ditë shënon një moment reflektimi e mirënjohjeje për sakrificën sublime të atyre që dhanë jetën për të ardhmen e Shqipërisë. Kujtimi i tyre mbetet udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!