Dibra e Madhe, Kryeqendra Mbarëkombëtare e Kulturës Shqiptare
Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, Dibra e Madhe u shndërrua në vatër të kulturës dhe krenarisë kombëtare shqiptare. Nën organizimin e Komunës së Dibrës, ngjarja mblodhi personalitete të njohura politike, akademike dhe kulturore nga trojet shqiptare. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe prefekti i Qarkut Dibër, duke e theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për historinë dhe identitetin kombëtar