Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Sekretariatet e Këshillave Bashkiakë (Dibër, Bulqizë, Klos, Mat)

Mbledhje me Sekretariatet e Këshillave Bashkiakë (Dibër, Bulqizë, Klos, Mat)
Mbledhja e mbajtur sot, më datë 27 maj 2025, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua nën drejtimin e Sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni, znj. Donika Hysenaj.

Gjatë takimit u diskutua mbi qëllimin dhe përmbajtjen e akteve që përgatiten nga sekretariatet e këshillave bashkiakë, rëndësinë e dokumentacionit shoqërues të vendimeve të dërguara institucioneve, si dhe procesverbalet dhe mënyrën e raportimit. U theksua nevoja për përmirësimin dhe riformulimin e dokumentacionit, plotësimin e tij sipas standardeve.