Më datë 30 maj 2025, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua një takim i drejtuar nga Prefekti z. Nexhbedin Shehu me drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor.
Gjatë mbledhjes u bë një pasqyrë e ecurisë së punës së deritanishme, e cila ka vijuar normalisht. U diskutua gjithashtu për fillimin e sezonit veror dhe përgatitjet për përballimin e fluksit të pritshëm, duke pasur parasysh se kjo verë pritet të jetë e nxehtë dhe me numër të lartë vizitorësh.
Një tjetër çështje e rëndësishme që u trajtua ishte ajo e situatave emergjente, kryesisht problemet me ujin e pijshëm dhe zjarret në zona pyjore dhe jo vetem, të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar dhe koordinim të ngushtë ndërinstitucional.
Në fund, u theksua rëndësia e përgatitjes për muajin qershor, i cili përkon me zhvillimin e provimeve të arsimit bazë për nxënësit e klasave të 9-ta dhe me provimet e maturës shtetërore. Të gjitha institucionet përkatëse u kërkuan të jenë në gatishmëri dhe të bashkëpunojnë ngushtësisht me Zyrën Vendore të Arsimit për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.