Sot, më datë 11 qershor 2025, Prefekti i Qarkut Dibër, z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi një takim me një grup studentësh të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Gjatë këtij takimi informues, Prefekti prezantoi veçoritë kryesore të qarkut Dibër, duke u ndalur në aspektet gjeostrategjike, pasuritë natyrore, potencialet zhvillimore dhe rolin e zonës në sigurinë dhe zhvillimin rajonal.
Më pas, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, ku studentët shfaqën interes për çështje të qeverisjes vendore, ndërveprimit civil-ushtarak dhe sfidave të shërbimit në terren.
Takime të tilla shërbejnë si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një fryme bashkëpunimi mes institucioneve civile dhe strukturave të ardhshme të sigurisë kombëtare, në funksion të forcimit të besimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve dhe Atdheut.