Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor

Më datë 27 qershor 2025, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua një mbledhje pune me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, z. Nexhbedin Shehu.

Gjatë mbledhjes u bë një vlerësim i përgjithshëm i ecurisë së punës në territor, ku u evidentua se funksionimi i institucioneve ka vijuar normalisht dhe pa problematika. U raportua për një situatë të qetë epidemiologjike, pa raste shqetësuese në zonat me risk për sëmundje ngjitëse.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte organizimi mujor për pastrimin e territorit, që zhvillohet të premten e fundit të çdo muaji. U theksua rëndësia e angazhimit aktiv të administratës së institucioneve në këtë proces, si pjesë e sensibilizimit për një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm.

Në përfundim, Prefekti z. Shehu nënvizoi nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, duke kërkuar që çdo institucion të tregojë korrektësi, përkushtim dhe respekt në komunikimin dhe ofrimin e shërbimeve publike.