Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje e Organit Këshillues – Minimizimi i problemeve për familjet ekstremisht të varfra dhe që duan mbështetje nga institucionet

Më datë 22 korrik 2025, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua mbledhja e Organit Këshillues, e drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme znj. Donika Hysenaj. Mbledhja kishte në fokus evidentimin dhe adresimin e nevojave të familjeve ekstremisht të varfra, që kërkojnë mbështetje të drejtpërdrejtë nga institucionet.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe me organizatat joqeveritare, të cilat kanë ofruar ndihma konkrete për këto familje në nevojë.

Po ashtu, u njoftua se për rreth 114 familje do të nisë procesi i rikonstruksionit të banesave me mbështetje nga ministria përkatëse.

Qarku Dibër mbetet një zonë me prioritet për ndërhyrje sociale për shkak të sfidave të theksuara ekonomike dhe terrenit të vështirë gjeografik që ndikon drejtpërdrejt në jetesën e familjeve më të varfra.