Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Trajnim i Komitetit Rajonal të Ekstremizmit dhe Radikalizmit të Dhunshëm

Gjatë këtyre dy ditëve, më datë 28–29 Korrik 2025, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Dibër u mbajt një trajnim dy-ditor me anëtarët e Komitetit Rajonal për Parandalimin dhe Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, me fokus në forcimin e rolit të strukturave vendore në këtë proces.

Trajnimi synoi:
• Të rrisë kapacitetet e anëtarëve të komitetit në zbatimin e standardeve dhe procedurave të referimit të rasteve;
• Të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional për trajtimin e çështjeve të radikalizmit dhe ekstremizmit;
• Të përmirësojë qasjen ndaj informacionit sensitiv dhe respektimin e të drejtave të individëve në procesin e ndërhyrjes.

Gjatë sesioneve të zhvilluara, temat kryesore që u trajtuan përfshinë:
• Rolin e sekretariatit teknik dhe funksionimin e komitetit rajonal;
• Zbatimin e standardeve të referimit dhe koordinimin në terren;
• Menaxhimin e informacionit ndërinstitucional dhe ndarjen e praktikave të mira për ruajtjen e konfidencialitetit.