Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor

Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua sot mbledhja e radhës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe qendrore që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e qarkut.

Gjatë mbledhjes u raportua se puna në terren vijon normalisht dhe pa problematika. Strukturat përgjegjëse po kryejnë kontrolle dhe inspektime sipas planifikimeve përkatëse, duke garantuar ofrimin e rregullt të shërbimeve publike.

Në fokus ishte edhe përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor, ku u njoftua se bashkia do të ndërhyjë në disa shkolla për restaurime dhe lyerje të ambienteve, në kuadër të përmirësimit të kushteve infrastrukturore.

U diskutua gjithashtu situata e zjarreve gjatë muajit Korrik, duke vlerësuar bashkëpunimin institucional dhe ndërhyrjet në kohë në disa zona të prekura. Institucioni i Prefektit falënderon të gjitha strukturat për angazhimin dhe kontributin e dhënë në menaxhimin e kësaj situate.

Institucioni mbetet i angazhuar për vijimin e koordinimit dhe monitorimit të përhershëm të problematikave me interes publik në të gjithë territorin e qarkut.