Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve përkatëse, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:
- Specialist në Sektorin e Zhvillimit Urban, në Administratën e Prefektit të Qarkut Dibër, klasa e pagës IV-3
- Premtim Kryemadhi
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 19.8.2025., ora 12:00 , në ambientet e Departamentit të Administratës Publike, Bulevardi “Zogu I”, Tiranë.