Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Gëzuar 23 Gushtin – Ditën e Çlirimit të Dibrës

23 Gushti shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e qytetit tonë – Ditën e Çlirimit të Dibrës. Në këtë ditë përkujtojmë me respekt dëshmorët dhe të gjithë bijtë e bijat e Dibrës që sakrifikuan për lirinë e atdheut.

Kjo datë na rikujton vlerat e qëndresës, trimërisë dhe atdhedashurisë që e kanë dalluar gjithmonë qytetin tonë.

Prefektura e Qarkut Dibër u përcjell urime të përzemërta të gjithë qytetarëve të Dibrës: Gëzuar Ditën e Çlirimit!