Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Male të Pastra

Administrata e Prefektit të Qarkut Dibër iu bashkua sot nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në kuadër të aksionit kombëtar “Male të Pastra”, i cili u zhvillua në territorin e Bashkisë Dibër.

Ky aksion u organizua njëkohësisht në 10 parqe kombëtare dhe natyrore në mbarë vendin, me qëllim pastrimin e zonave malore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtoritë rajonale të institucioneve shtetërore, të cilat në bashkëpunim me stafin e Zonave të Mbrojtura në Dibër realizuan pastrimin në zonat e përcaktuara.

Administrata e Prefektit të Qarkut Dibër do të vijojë të mbështesë dhe të koordinojë veprimtaritë e këtij karakteri, duke synuar një menaxhim sa më të mirë të territorit dhe forcimin e ndërgjegjësimit institucional për mjedisin.