Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor

Më datë 30 shtator 2025, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua mbledhja me Drejtorët e Institucioneve Qendrore në nivel vendor, nën drejtimin e Prefektit. Në këtë takim drejtuesit raportuan për problematikat e muajit shtator, si dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin e institucioneve me njëri-tjetrin.

U evidentua se gjatë dy viteve të fundit është vënë re një shtim i konsiderueshëm i bagëtive dhe bletëve, çka përbën një tregues pozitiv për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë në qark. Një nga çështjet kryesore që u trajtua ishte vaksinimi kundër gripit, i cili duhet të ketë përparësi të veçantë, jo vetëm për grupet në risk, por sidomos për stafet e institucioneve publike që janë çdo ditë pranë qytetarëve. U theksua se punonjësit e Policisë dhe stafet e Drejtorive Arsimore duhet t’i kushtojnë rëndësi të shtuar vaksinimit, pasi janë më të ekspozuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me nxënësit, fëmijët dhe komunitetin.

Për muajin tetor janë planifikuar aktivitete sensibilizuese në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si edhe nisma të shumta në kuadër të “Tetorit Rozë”, për ndërgjegjësimin e grave mbi rëndësinë e mamografive dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në përfundim, u theksua se mbështetja e qytetarëve dhe ofrimi i shërbimeve cilësore mbeten objektiv dhe prioritet i pandryshueshëm i institucioneve vendore dhe qendrore.