Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Oda Dibrane 2025 – Edicioni i 31-të

Festivali folklorik mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, i cili këtë vit shënoi edicionin e 31-të, mblodhi në Dibër grupe folklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke e kthyer qytetin në një skenë të madhe të këngës, valleve dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Aktivitetet u zhvilluan më 10 tetor në Dibër të Madhe dhe më 11 tetor në Peshkopi, duke sjellë atmosferë krenarie dhe bashkimi kombëtar.

Në kuadër të këtij edicioni, në Peshkopi u organizua edhe “Festa e të Vjelave”, e cila solli ngjyra vjeshte, prodhime bio dhe gjallëri në qytet. Mbi 120 fermerë dhe prodhues dibranë prezantuan punën e tyre, ndërsa i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, i cili vlerësoi përkushtimin e fermerëve dhe potencialin bujqësor të zonës.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër përgëzon organizatorët dhe pjesëmarrësit për promovimin e kulturës, traditës dhe zhvillimit rural, duke uruar që “Oda Dibrane” dhe “Festa e të Vjelave” të vazhdojnë të jenë shembull i identitetit, bashkëpunimit dhe krenarisë sonë kombëtare.