Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Aktivitet ndërgjegjësues për muajin tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit

Në kuadër të muajit tetor, i cili njihet si Muaji i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, në Spitalin Rajonal “Rahim Xhika” Peshkopi u zhvillua një aktivitet sensibilizues me qëllim nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike dhe mamografisë, si mënyra më e mirë për parandalimin dhe zbulimin në kohë të kësaj sëmundjeje.

Deri në ditën e sotme janë kryer afërsisht 700 mamografi, nga të cilat 15 raste janë evidentuar si të dyshuara, duke treguar rëndësinë e vazhdimësisë së kontrolleve mjekësore.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Sekretarja e Pergjithshme e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër theksoi se:

“Mamografia nuk duhet të kryhet vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit, sepse kontrolli i hershëm shpëton jetë.”

Ky aktivitet është një shembull i rëndësisë që ka bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e shëndetit publik, si dhe i kujdesit të vazhdueshëm ndaj grave dhe vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër mbetet i angazhuar në mbështetjen e çdo nisme që synon rritjen e ndërgjegjësimit, parandalimin dhe promovimin e shëndetit të komunitetit.