Më datë 31 tetor 2025, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e prefektit, u zhvillua Mbledhja me Drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor.
Gjatë mbledhjes u raportua për realizimin e detyrave të muajit tetor. Puna në të gjitha institucionet po vijon normalisht dhe në bashkëpunim të mirë me njëra-tjetrën. Ndërkohë, po vijojnë investimet në rrjetin e energjetikës në disa zona administrative të Bashkisë Dibër.
Në Bashkinë Dibër, procesi i shpërndarjes së druve të zjarrit për institucionet arsimore është realizuar deri më tani në gjashtë shkolla, ndërsa janë kryer kontrolle dhe inspektime nga institucionet përkatëse.
Prefekti ngriti shqetësimin për hedhjet e inerteve në zonën e Qafë Murrizit, duke kërkuar rritjen e vëmendjes ndaj ruajtjes së zonave të mbrojtura dhe jo vetëm. Gjithashtu, u theksua se prioritet duhet të mbetet shërbimi ndaj qytetarëve dhe adresimi efikas i nevojave të tyre.