Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua një takim me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit civilo–ushtarak në nivel vendor.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe prezenca e herëpashershme e forcave ushtarake, sidomos në situata emergjente si gjatë zjarreve apo reshjeve të dendura të borës, ku është treguar mbështetje e drejtpërdrejtë për strukturat vendore.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi të mirë, aktualisht po vijon edhe rikonstruksioni i urës së Muhrit në Peshkopi.
Gjithashtu, u fol për nxitjen dhe promovimin e të rinjve që të marrin pjesë në programet e rekrutimit të Forcave të Armatosura, si dhe për sensibilizimin e tyre mbi rolin e rëndësishëm që ushtria luan në shërbim të komunitetit.