Sot, më datë 27 nëntor 2025, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua mbledhja mujore me Drejtuesit e Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor, ku u raportua mbi punën, veprimtarinë dhe situatat e evidentuara gjatë muajit nëntor.
Drejtuesit informuan se bashkëpunimi mes institucioneve ka vijuar në mënyrë të rregullt dhe efikase, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve pa vonesa dhe pa problematika të theksuara. Në lidhje me reshjet e dendura të ditëve të fundit, u raportua se Qarku Dibër nuk është përballur me situata të rënda apo emergjente, falë ndërhyrjeve në kohë të strukturave përgjegjëse dhe monitorimit të vazhdueshëm të terrenit.
Gjatë mbledhjes u trajtuan edhe çështje që lidhen me koordinimin institucional në prag të sezonit të dimrit, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë së strukturave për çdo situatë atmosferike që mund të paraqitet. U kërkua po ashtu vijimi i inspektimeve në terren, funksionimi i mekanizmave të emergjencave dhe sigurimi i shërbimeve për qytetarët në çdo njësi.
Në përfundim të takimit, Prefekti uroi të gjithë të pranishmit me rastin e festave të 28–29 Nëntorit dhe kërkoi pjesëmarrjen në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të festave të nëntorit.