Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër uron të gjithë qytetarët Gëzuar Festën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Atdheut!
Këto ditë të shënuara kombëtare na rikujtojnë sakrificat, qëndresën dhe vlerat mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Le t’i nderojmë me respekt të thellë dëshmorët dhe gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Urojmë që këto festa të na bashkojnë në frymën e unitetit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj të ardhmes së vendit tonë.
Gëzuar 28–29 Nëntorin!