Sot u zhvillua një takim miqësor mes Prefektit të Qarkut Dibër dhe Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Sh.T.Z. Anar Huseynov.
Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mbi vlerat kulturore, historike dhe potencialin turistik të Qarkut Dibër, si dhe mbi mundësitë për shkëmbime kulturore dhe promovim të ndërsjellë të trashëgimisë mes dy vendeve.
Prefekti prezantoi pasuritë natyrore, traditat dhe historinë e zonës së Dibrës, duke vënë theksin te roli i turizmit si një faktor i rëndësishëm zhvillimi. Ambasadori Huseynov shprehu interes për njohjen më të thelluar të rajonit dhe vlerësoi mikpritjen dhe potencialet që ofron Dibra.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe shënon një hap pozitiv drejt forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit.