Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Tryezës Rajonale Antitrafik

Sot, më datë 17 dhjetor 2025, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua mbledhja e Tryezës Rajonale Antitrafik, nën drejtimin e Sekretares së Përgjithshme të institucionit.

Gjatë takimit, institucionet pjesëmarrëse raportuan se nuk janë evidentuar raste të viktimave të mundshme të trafikimit, ndërkohë që janë konstatuar raste të dhunës në familje, disa prej të cilave të shoqëruara me urdhra mbrojtjeje. U theksua nevoja për ndjekje të vazhdueshme të këtyre rasteve dhe reagim të koordinuar institucional.

Spitali Rajonal dhe institucione të tjera nënvizuan rëndësinë që mjekët e familjes në qendrat shëndetësore, si dhe psikologët, të tregojnë vëmendje më të shtuar ndaj shenjave të dhunës dhe problematikave sociale, duke referuar dhe raportuar çdo rast pranë strukturave përgjegjëse.

U vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i mirë ndërmjet institucioneve dhe OJF-ve, si një element kyç për parandalimin e trafikimit dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme.